Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Hydajet Haxhia 53 vjeç, banues në fshatin Barbullush, bashkia Vau Dejës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Në fshatin Barbullush, në banesën e tij shtetasi Hydajet Haxhia ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes L. Haxhia, 47 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri tip “Ekol” pistoletë me Nr. 13122076 caliber 9mm
– 6 (gjashtë) fishekë imitues (pa leje)
Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit”.











