Humor i datës 31 dhjetor…
Darkën e 31 dhjetorit, një ministër i Metës ndante pako dhe para për të varfërit në një lokal të vjetër në periferi të Tiranës.
“I keni nga unë dhe kryetari Meta”, drejtohej ndaj secilit ministri, kur i jepte pakon dhe 5000 lekë.
Befas ministri pa aty kryeinxhinierin e tij të dikurshëm që po merrte pakon.
“Si mbete kështu, o Lilo?”, i tha ministri kryeinxhinierit .
Liloja ngriti pak kokën, dhe hidhur iu përgjigj.
“Jam unë i varfër që ti dhe Kryetari yt jeni të pasur, o ministri ynë!”.
Në sallë ra heshtje, kurse ministri ynë qeshi.













