Nisin reshjet e dëborës në disa zona të qarkut juglindor në vend.
Bora ka nisur prej mëngjesit në Devoll dhe në fshatin turistik të Dardhës. Në Dardhë trashësia e dëborës arrin 10 cm, në Kapshticë 5 cm.
Reshjet e borës kanë nisur dhe në veri të vendit në Tropojë. Tropojë, rrugët e Bajram Currit të mbuluara nga bora prej mëngjesit
Përballë një situate të tillë, Autoriteti Rrugor Shtetëror, garanton se nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore.












