Mbrëmjen e kaluar, është ndarë nga jeta Artan Minarolli, regjisori i njohur. Si shkak i vdekjes, mësohet se ka qenë një atak kardiak.
Artan Minarolli ka qenë drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike. Ai ishte 57 vjeç dhe kishte një karrierë të gjatë në kinematografi.
Minarolli studioi në Akademinë e Arteve, dega dramë, studime të cilat i përfundoi në vitin 1982.
Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio.
Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë.
Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos.
Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996.












