Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e se mërkurës në Itali. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vareze dhe i riu shqiptar është qëlluar më një plumb në fytyre. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Hetuesit po punojnë në dy pista për zbardhjen e saj. E para është ajo e një atentati, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një ngjarjeje aksidentale.











