Arbër Hajdari, para pak ditësh ai u shpall si një nga dhjetë Njerëzit e Vitit nga Bashkia e Tiranës. Ai e mori këtë çmim me “motivacionin “Për nismën ‘Fundjava Ndryshe’, një organizim dëshirash e përpjekjesh, që rrahin si zemër për njerëzit në nevojë të qytetit tonë; heronj që sjellin pak shpresë në shtëpitë e gjithkujt që ka nevojë këtë fundviti”.
Megjithatë, faqja Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore ka fotografuar makinën e tij, duke ecur mbi trotuar për të shmangur trafikun, teksa rrezikon jetën e njerëzve.
“Nga qejfi i çmimit si ‘Njeriu i vitit për bamirësi’ që i dha Kryebashkiaku, ecën në trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve… Bravo!!! E ke merituar plotësisht…”, shkruan kjo faqe.











