Përballë interesimit të gazetarëve, kryeministri Edi Rama, ka sqaruar edhe marrëdhëniet e tij me Presidentin dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
I pyetur në se “vazhdon të jetë ‘i pa lumtur’ me Presidentin dhe Prokurorin e Përgjithshëm”, Rama ka shpjeguar se “shkalla e lumturisë sime ndaj këtyre institucioneve është ende në të njëjtën shkallë si një vit më parë”.
I pyetur për reformën në drejtësi, Rama është shprehur i gatshëm për respektimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por se ka pohuar se vetë ende nuk e ka lexuar draftin.
“Reforma në drejtësi, reforma kryefjalë e mandatit tonë, me një peshë shumë të madhe. Nuk e kam lexuar draftin e reformës, nuk e di në se do të jetë apo jo 9 vjet mandati i Prokurorit të Përgjithshëm”, u shpreh midis të tjerave kryeministri Edi Rama.











