Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur verifikimin e pasurisë për dy prokurorët e arrestuar për korrupsion, Petrit Vukaj dhe Haxhi Giu.
Sipas akuzës, është kërkuar nga bankat e nivelit të dytë në vend, hipoteka dhe qendra e regjistrimit të biznesve, për të evidentuar pasurit dhe pronat e dy prokruorëve të proceduar për korruspion.
Me evidentimin e tyre, prokuroria do t’i kërkoi Gjykatës sekuestrimin e tyre duke i lënë në dorë prokurorëve të justifikojnë atë pasuri të ngritur, sipas abcneës.
Gjithashtu hetuesit thonë se është kërkuar edhe nga Inspektoriati Lartë i Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interest për të dorëzuar pranë hetuesve deklarata e pasurisë.
Dy prokruorët Giu dhe Vukaj, dyshohet se kanë përfituar shuma të ndryshme parash për të favorizuar individ të cilët kishin në ndjekje penale.











