Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ina Zhupa, ka vijuar sot me denoncimin e shpërblimit, sipas saj, të oborrtarëve të qeverisë, me tendera të sajuar e ripërsëritur disa herë.
“Fituesi i çmimit si Administratori i Vitit, në festivalin e fasadës qeveritare, për të dytin vit në radhë dëshmon atë çfarë kjo mazhorancë vlerëson në të vërtetë. Kriteri i shpërblimit mbetet sërishmi shërbimi ndaj oborrtarëve të qeverisë, vjedhja, abuzimi.
Ndërkohë që shqiptarët janë të detyruar të paguajnë një çmim më të lartë energjie, OSHEE për vitin 2015 ka shpërndarë prokurime në kundërshtim të hapur me procedurat ligjore. Kështu për t’i shërbyer sa më mirë mazhorancës OSHEE ka kryer 26 herë procedura tenderuese për ruajtjen me roje private të vetëm 9 objekteve rajonale në gjithë vendin.
Në këtë mënyrë ajo ka shpërblyer 4 persona me lidhje politike me mazhorancën, duke i dhënë Rigers Balilit (Kryetarit të Bashkisë Delvinë, LSI), Hysni Myrtaj (anëtar i këshillit bashkiak Fier, LSI), Lavdrim Gjicit (vëllait të Safet Gjicit, kandidat për kryetar Bashkie në Kamëz i PS) si dhe Paulin Ndreut (vëllait të deputetit socialist Pjerin Ndreu) 477 milion lekë tendera”, denoncoi Zhupa.
Më tej ajo deklaroi se ndërsa paratë merren me kërbaç ndaj të pamundurve, shkojnë për ndërtuesit e vilës së Surrelit.
“Nga njëra anë burgos qytetarët së nuk kanë mundësi të paguajnë 2 mije lekë energji elektrike e nga ana tjetër OSHEE ka përsëritur mbi 19 procedura tenderuese për shoqërimin e vlerave monetare, në kundërshtim të plotë me ligjin, vetëm e vetëm, për t’i dhuruar kompanive të miqve e të deputetëve rreth 80 milion lekë pa TVSH tendera.
Paratë qe u merren me kërbaç më të pamundurve përmes çmimit të rritur dhe faturave të fryra të energjisë u jepen ndërtuesve të vilës së Ramës deputeteve, e miqve te oborrit qeveritarëve.
Kështu:
Pandeli Carapuli, arkitekti i vilës në Surrel, ka përfituar nga OSHEE, 454 milion lekë pa TVSH për restaurim godinash ndërkohë që shqiptarëve iu mungon ne pjesën më të madhe të kohës energjia elektrike.
Arbër Abazi, nipi i deputetit Sadri Abazi, ka përfituar nga OSHEE 137 milion lekë pa TVSH.
Vilma Nushi, mbretëresha e koncesioneve në Ministrinë e Shëndetësisë, ka përfituar nga OSHEE për vitin 2015 shumën e 67 milion lekë pa TVSH.
Plator Mehmeti, drejtori i OSHEE në Durrës, i kallëzuar në prokurori për konsumimin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera, me kompaninë që e ka në emër të babait të tij, ka marrë 33.622.000 lek pa TVSH.
Bazuar në këtë shërbim ndaj qeverisë dhe bizneseve pranë saj, Kryeministri i akordoi atij çmimin e ‘Bletës së Artë’ si shenjë mirënjohje dhe falënderimi për përpjekjen e palodhur që ai ka pasur në drejtim të shpërndarjes së fondeve publike në xhepat e miqve të qeverisë”, përfundoi deklarata e anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ina Zhupa.













