Prefekti i Tiranës bllokon punën e bashkisë së Kamzës, duke mos miratuar vendimeve kolegjiale të Këshillit Bashkiak. Denoncimi bëhet publik nga kjo bashki, e cila e akuzon Prefektin për mosbashkëpunim por edhe për shfaqje militantizmi dhe racizmi politike krahinor.
“Prefekti i Tiranës bllokon punën e bashkisë Kamëz në kundërshtim me ligjin. Pa asnjë argument Prefektura Tiranë nuk miraton vendimet e Këshillit Bashkiak të Kamëz, të dala në mënyrë kolegjiale me votën e lirë të këshilltarëve dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo kundërvënie institucionale e padrejtë e z. Vorpsi çon në bllokimin e punës së institucionit të Bashkisë Kamëz.
I kujtojmë z. Vorpsi që ai është prefekt jo vetëm i Tiranës por dhe i Kamëz. Të gjendur në këtë pikë komunikimi me institucionin e prefekturës konstatojmë se ai është kthyer në një militant partie në shkelje të ligjit dhe kushtetutës duke përdorur çdo instrument për ta bllokuar veprimtarinë e bashkisë Kamëz dhe për pasojë duke krijuar kosto sociale për qytetarët dhe por dhe duke treguar racizëm politik e krahinor. I sugjerojmë Prefektit të Tiranës Vorpsi të lërë mënjanë ndasitë politike dhe ligji të jetë primar në marrëdhëniet institucionale”, thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës.










