Koncerti Enrique Iglesias në Sri Lanka, duket se është kthyer në një problem shtetëror në këtë vend.
Pas show -t, ku këngëtari latin nxehu së tepërmi gjakrat e grave të pranishme në koncert, të cilat i hidhnin artistit të brendshme e tyre dhe ngjiteshin në skenë për ta përqafuar, ka reaguar Presidenti i vendit.
Maithripala Sirisena, lideri i këtij shteti, ka thënë është skandalizuar nga skenat që ka parë dhe ka deklaruar se promovuesit e shfaqjes duhet të rrihen egërsisht.
Presidenti i ka quajtur gratë që i hidhnin të brendshme këngëtarit si të shthurura dhe se jo vetëm ato, por dhe organizatorët e shfaqjes, duhet të rrihen me kamxhik.












