Foto Ilustruese
Një i moshuar në Tiranë është kapur në flagrancë nga policia duke ngacmuar seksualisht fqinjën e tij 30-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.
I moshuari 62-vjeçar, i identifikuar me inicialet S. M. ishte duke pritur ashensorin në katin e parë të pallatit.
Më pas ka ardhur edhe fqinja e tij 30-vjeçare, e identifikuar me inicialet E. L. Pasi kanë marrë ashensorin, i moshuari ka nisur të ngacmojë seksualisht fqinjën e tij.
Ajo është alarmuar dhe menjëherë ka dalë nga ashensori në katin pasardhës duke njoftuar policinë dhe fqinjët e pallatit. Ndaj të moshuarit, ka nisur tashmë një procedimi penal.












