Drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Braho, zgjidhet drejtuesja e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Këshilli i Administrativ i Fondit ka emëruar sot në krye të këtij Fondi Vjollca Brahon, e cila që janari i vitit 2012 drejtonte ISSH-në si përfaqësuese e PDIU-së në qeverinë e kaluar dhe në të tanishmen.
Vjollca Braho pason në këtë detyrë, drejtorin e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Astri Beci, i cili më se gjashtë muaj më parë ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e tij erdhi pas skandalit me rimbursimin e ilaçeve, ndërkohë që para kësaj dorëheqje, u arrestua vartësi i tij, Pjerin Xhuvani, kreu i këtij fondi, për Tiranën Pjerin Xhuvani.











