Edhe këtë vit organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij, me seli në Paris, njofton se ka dokumentuar 67 vrasje të gazetarëve në krye të detyrës, duke theksuar dhe nxjerr në hap se shumica e tyre janë sulmuar në vende paqësore. Dhe 43 gazetarë kanë vdekur në rrethana të paqarta, kanë shtuar Reporterët pa Kufij.
Ndërkohë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork, njofton një shifër tjetër, sipas tyre kanës ndodhur 69 vrasje. Ku 29 gazetarë janë vrarë nga grupet militante islamike.
Të vrarët nga grupet ekstremiste këtë vit përfshijnë edhe tetë gazetarët e vrarë në një sulm në Paris në muajin janar, në zyrën e revistës satirike Charle Hebdo, të cilët publikuan karikatura të Profetit Muhamed.












