Brunilda Paskali e ftuar në TV “News 24” një ditë para diskutimit të Buxhetit për vitin 2016, është zënë paksa ngushtë ndërsa përballë pretendimit të saj se “projektbuxheti i vitit 2016 është diskutuar me banorët e bashkisë, nëpër të 24 njësitë administrative”, gazetarja Rezarta Delisula, ka reaguar… “Unë si banore e kësaj bashkie nuk jam ftuar në asnjë takim dhe nuk jam pyetur për asnjë investim”.
“Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur, por diskutime janë bërë. Vetëm këshilltarët e LSI-së në bashki kanë zhvilluar tre takime me grupet e interesi”, u shpreh Paskai duke mos përmendur e numëruar asnjë takim tjetër i pretenduar se është kryer nga baskia apo administratorët e njësive vendore.












