Edhe këtë vitë Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve ka organizuar një darkeë festive ku ka ftuar të gjithë drejtuesit dhe gazetarët e medias. Darka organizohet në fund të cdo viti nga Kryegjyshi botëror, i cili i shpreh mirënjohjen ndaj medias për punën në mbështetje të komuniteteve fetare dhe harmonisë mes feve në Shqipëri. Megjithëse vetë kryegjyshi i Bektashinjve Baba Mondi mungoi në këtë ceremoni, pasi ndodhet në SHBA për ti dhënë lamtumirën e fundit Baba Arshi Bazaj, i cili ndërroi jetë pak ditë më pare. Kështuqë në emër të tij mesazhin e përcolli gazetari Ferdinand Samarxhi.
Gazetarët kanë kaluar disa caste të bukura me njëri tjetrin duke shijuar gatimet dhe kaluar nën tingujt e interpretimit të këngëve të Shqipërisë së mesme nga vëllezërit Zena.











