Një shqiptar i pushtuar nga xhelozia ka shkuar në një klub nate për të kërkuar të dashurën. Pasi ka hyrë në lokal furishëm në lokal ka kërkuar nga menaxheri t’i tregonte ku ndodhej ajo.
Por, përgjigja që ka marrë ka qenë befasuese për 38-vjeçarin shqiptar. Kjo pasi iu tha se kishte disa muaj që e dashura e tij nuk punonte më në atë lokal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në Peruxhia, Itali. Punonjësit e lokalit e kanë larguar shqiptarin, por, disa minuta më pas shqiptari është rikthyer tek lokali pasi nuk i ka besuar fjalëve të italianit.
Ai ka kërcënuar me një shishe benzinë në dorë se do t’i vërë flakën lokalit nëse nuk i tregonte se ku ndodhej ajo. Policia ka ndaluar 38-vjeçarin dhe tashmë ai do të akuzohet për kërcënim.











