Ka qenë i ashpër reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, mbi informacionin më të fundit, testimi i administratës.
Për Berishën kjo administratë mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe firmosjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërsa tani i duhet ti nënshtrohet një testimi nga hajdutët e injorantët e qeverisë, të cilët sipas Berishës, kanë një qëllim të vetëm gjobvënien në formën e vjeljes së ndonjë rroge çdo nëpunësi, në këmbim të kalimit të testit.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Testimi i administratës, kartolina e zezë një akti tjetër të rrjepjes dhe terrorit qeveritar ndaj saj!
“Te dashur miq, Edi Rama dhe qeveria e tij, e shnderruar ne organizate kriminale, po shkaterron perfundimisht administraten shteterore, e cila ka pregatitur dhe zbatuar me sukses te gjitha reformat qe bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne NATO, firmosjen dhe zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, pergjigjet korrekte te mijera e mijera pyetjeve dhe nenpyetjeve te pyetesorit qe hapi rrugen e procesit te integrimit te vendit ne BE, reformave qe bene te mundur heqjen e vizave me BE dhe marrjen e statusit te vendit kandidat, qe e bllokoi dy vite me rradhe Edi Rama. Puna e kesaj administrate qendron ne themel te bashkepunimit te vendit me te gjitha institucionet nderkombetare financiare dhe jo finanaciare.
Vendimi i Edi Rames per te testuar administraten nga xhahile, injorante, hajdute te qeverise, ka vetem nje qellim rrjepjen e disa rrogave cdo personi te testuar dhe spastrimin e saj nga njerezit e afte e te ndershem. Keshtu, pas spastrimit te vendit nga ekspertet dhe profesionistet e profesioneve te lira nepermjet 6-7 fishimit te taksave te tyre, tani radha i erdhi administrates per t’u larguar nga Shqiperia duke marre me vete qindra milione euro te shpenzuara per kualifikimin e saj. Vetem ne nje departament te ministrise se integrimit apo kryeministrise, 3 punonjes kane grada shkencore dhe certifikata kualifikimi me shume se e gjithe qeveria marre se bashku!
Duke ju uruar punonjesve te administrates shteterore Gezuar Vitin e Ri, i ftoj te perdorin cdo lidhje qe kane brenda dhe jashte vendi per te denoncuar kete qeveri qe funksionon si organizate kriminale shkatrrimtare!”.












