• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fatos Lubonja: Reforma në drejtësi mund të na cojë në destabilizim

admin by admin
29 December, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Fatos Lubonja: Reforma në drejtësi mund të na cojë në destabilizim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Lubonja ka qënë kritik sot në një koment botuar te Panorama lidhur me mënyrën se si po veprojnë ambasadorët perëndimorë për të imponuar një reformë në drejtësi që mund të lirojë ingranazhet një vendi që ka mbetur i bllokuar.

“Ndërhyrja e ambasadorit Lu – dhe e shumë të huajve të tjerë në punët tona të drejtësisë, që kanë mbërritur deri në deklarimet e disa ambasadorëve se duhet pushuar nga puna e tërë skota e gjyqtarëve shqiptarë – flet se ne nuk jemi një shtet demokratik i së drejtës, por më së shumti një regjim i së padrejtës. Jo vetëm pse në një vend ku nuk ka drejtësi nuk mund të ketë as edhe demokraci, por edhe sepse vetëm në vende të tilla amerikanët i lejojnë vetes të bëjnë ndërhyrje të tilla në punët e brendshme. Pra jemi në një regjim që dikush e quan oligarkik, dikush bandokratik, dikush shtet i kapur nga mafja, ku një gjë është e sigurt përtej epiteteve: se kasta në pushtet gëzon pandëshkueshmëri të plotë edhe pse është e ngarkuar deri në grykë me vjedhje dhe abuzime…”

Lubonja krahason rolin e ambasadorëve në Kosovë me atë në Shqipëri duke theksua se edhe atje nuk ka ndojë antikorrupsion për tu marrë si shembull.

“…Dikush mund të thotë se lëvizjen politike kundër kastës po e bëjnë ambasadorët në Shqipëri. Nuk mohet se ajo që po bëjnë ata është politikë, presion politik. Por që këtë presion ta quash lëvizje nuk ka gjasë ta mendojë kush. Në fakt është gjëja më antilëvizje dhe më antidemokratike që mund të mendohet sepse jo vetëm diktohet nga lart poshtë në mënyrën më elitare por, sikurse e thashë, drejtohet edhe kundër një targeti sekondar, prandaj të gabuar. Dhe si e tillë është e destinuar të dështojë. Kush nuk e beson këtë që po them le të shikojë Kosovën ku të huajt, megjithëse kanë pasur dhe kanë shumë më tepër pushtet sesa në Shqipëri, po bëjnë një vërrë në ujë kundër korrupsionit të kastës në pushtet. Madje gjithnjë e më shumë akuzohen se janë korruptuar prej saj…”

Në një paragraf tjetër Lubonja vë në një rend Ramën, Metën dhe Berishën për korrupsionin, një përcaktim i tij i njohur tashmë, ndërsa paralajëmron se Rama po orienton antikorrupsionin vetëm kundër Berishës dhe Metës.

“Një varianti i dytë është që ambasadorë besojnë se në Shqipëri lëvizja politike antikorrupsion është Rilindja e Edi Ramës, por se ajo do edhe një dorë nga jashtë që të kryejë pastrimin e kastës së të korruptuarve të përbërë nga partia e Sali Berishës dhe partia e Ilir Metës. Sipas meje këtë variant kërkon t’i shesë Rama opinionit brenda dhe jashtë vendit me tellallët e tij jashtë dhe brenda vendit duke krijuar një klimë mbytëse për këdo që ve në dyshim reformën, apo kërkon thellim dhe debat. Mirëpo kjo bije ndesh me faktin se Rama dhe rilindasit e tij kanë të njëjtën dashuri për korrupsionin si ajo që ka Berisha e Meta me të tijtë, në mos edhe më të madhe, çka ne shqiptarët e thjeshtë jo vetëm që e dimë çprej kohës kur Rama drejtonte Bashkinë, por e kemi parë edhe kur e mbushi Parlamentin me kriminelë dhe po e shohim përditë edhe sot me tenderat dhe koncesionet ku 47% janë bërë me prokurim të drejtpërdrejtë – gjë që s’ka bërë vaki as në kohën më të errët të korrupsionit në Shqipëri…”

Lubonja paralajmëron se reforma mund të cojë në destabilizim.

“…sepse do të doja ta shikoja një Ramë që, pasi merr në dorë koburen e drejtësisë me ndihmën e ambasadorëve, guxon të shtijë vërtet me të për të vrarë Metën, Berishën e gjithë ata rrotull tyre. Do të doja të shihja edhe se cilët janë ata prokurorë dhe gjyqtarë që do të marrin përsipër një selektivitet të tillë. Është një skenar i njohur ky për ne, që dikur, me dashje apo pa dashje, e ka gatuar edhe një ambasador tjetër amerikan, Rajersoni. Si përfundim, duke pasur parasysh gjithë sa thashë mendoj se është naivitet dhe padituri të besosh sot se në Shqipëri disa prokurorë apo gjykatës, që nuk u dimë as emrat do tu bëkan, befas, nëpërmjet një reforme, kaq të fuqishëm saqë të fillojnë të ndryshojnë gjendjen e vendit duke e pastruar atë nga krimi dhe kriminelët në politikë, media, ekonomi… “

Lubonja është i njohur për debatet e tij me ambasadorët dhe ndërkohë kritik edhe ndaj sjelljes së tyre në Shqipëri. Po ashtu ai shpesh dhe jo vetëm në këtë rast është kritik ndaj politikës amerikane. Vite më parë ai pati një debat nga gazeta Shekulli lidhur me politikat amerikane. Që prej asaj kohe ai nuk shkruajti më në gazetën Shekulli.

Previous Post

Ja çfarë pozicionesh mbajnë familjarët e ministrave dhe deputetëve në shtet

Next Post

Kryegjyshata e Bektashinjve darkë festive për mediat

admin

admin

Next Post
Kryegjyshata e Bektashinjve darkë festive për mediat

Kryegjyshata e Bektashinjve darkë festive për mediat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.