Në foto, kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj
Kryetari i bashkisë së Pukës ka kontraktuar vëllain e tij për të drejtuar ekipin e futbollit Tërbuni me një rrogë mujore 1 milionë lekë, pagë kjo mjaft e majme për atë zonë.
Ja cfarë njoftojnë burime nga zyra e PD-së në Pukë:
“Një media sportive me shkrimin e saj mbi ecurinë e FK Terbunit, shkruante: Trajneri Gjoni falënderon kryebashkiakun Gjonaj për mbështetjen që po i jep ekipit…! Sa qesharake aq dhe cinike përpjekja për të maskuar këtë aferë korruptive që ndodh në rastin e emërimit të trajnerit të ekipit tonë. Për të gjithë.ata që nuk e dinë, po bëjmë një sqarim: Trajneri i ekipit tonë është vëllai i kryebashkiakut tonë. Deri këtu në pamje të parë s’ka asgjë joserioze, por kur dëgjon se FK Terbunin e administron bashkia Pukë si aksionere e vetme (pasi është braktisur nga të gjithë), atëherë si është e mundur që kryebashkiaku lidh një kontratë me një pagë 1 milion lekë të vjetra në muaj me të vëllain duke e paguar me taksat e qytetarëve pukjanë???!!! Ky është drejtimi i duhur!”












