• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Korrupsion me dëm 34 mln lekë, KLSH padit drejtoren dhe ish-drejtorin e Spitalit të Durrësit

admin by admin
28 December, 2015
in Global Image
0
Korrupsion me dëm 34 mln lekë, KLSH padit drejtoren dhe ish-drejtorin e Spitalit të Durrësit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha dhe ish-drejtori i Spitalit Rajonal të Durrësit akuzohen për korrupsion. Pasi sipas auditimit të bërë nga KLSH ndaj këtij institucioni  ata kanë shkaktuar një dëm prej 3.39 mln ( të reja) lekë buxhetit të shtetit me anë të pabarazive ne tendera. 

Kallëzimi është bërë ndaj drejtores aktuale, A.F. dhe ish-drejtorit T.B. me akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe ankande publike. Këto shkelje sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë bërë në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2013 e 2014 më disa procedura për blerje medikamentesh dhe materialesh të tjera.

DEKLARATA E PLOTE

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 107/1, datë 13.02.2015 si dhe nr. 107/8, datë 19.06.2015, ka kryer auditimin në Spitain Rajonal Durrës, për periudhën e ushtrimit të veprimtarisë së këtij institucioni nga 6/mujori i dytë i vitit 2013 deri më 31.12.2014, në përfundim të të cilit Kryetari i KLSH-së, me Vendimin nr. 156, datë 04.12.2015, ka miratuar Raportin Përfundimtar të Auditimit së bashku me masat përkatëse të rekomanduara për përmirësimin e gjendjes.

Në zbatim të Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të INTOSAI-t, si dhe Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KLSH-së, ky auditim iu nënshktrua procedurave të rikontrollit të cilësisë nga ana e Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standardeve.

Referuar gjetjeve kryesore të auditimit, të evidentuara në mënyrë më të detajuar në Raportin Përfundimtar të KLSH-së, dëmi ekonomik i konstatuar arrin në shumën3,390,759 lekë. Më konkretisht nga auditimi rezultoi që nga ana e titullarëve të institucionit:

· ishin lidhur një sërë kontratash pa kryer paraprakisht procedurat e nevojshme ligjore që duheshin ezauruar përpara lidhjes së tyre,

· ishin lidhur njëra pas tjetrës dy kontrata shtesë mbi kontratën bazë,

· ishin lidhur kontrata shtesë pa patur paraprakisht në dispozicion burimet e financimit,

· ishin kryer keqinterpretime të qëllimshme të legjislacionit mbi prokurimet për të justifikuar aplikimin e procedurave të prokurimit “Negocim pa botim paraprak të njoftimit të kontratës”, shpesh herë brenda vitit financiar, me synimin e shmangies së konkurrencës dhe favorizimin e operatorëve të ndryshëm ekonomik.

Gjithashtu nga auditimi rezultoi që shtesat e kontratave të lidhura për vitin 2013 dhe 2014, si dhe të gjitha procedurat e realizuara “Me negocim pa shpallje” për vitin 2013 dhe 2014 për kërkesat e bëra për medikamente, materiale mjekimi, kite dhe reagente, për kancelari dhe materiale pastrimi si dhe nevojave për mirëmbajtje nuk argumentoheshin në bazë të bilanceve materiale për gjendjen e mallrave në magazinë, konsumet mesatare mujore, si dhe domosdoshmërinë për kryerjen e shërbimeve e tjera. Për rrjedhojë këto shtesa kontratash janë kryer në kundërshtim me përcaktimet e bëra në Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”, i ndryshuar si dhe Urdhrin e Ministrisë së Financave nr. 33, datë 11.07.2013 “Për gjurmët standarde të auditimit për prokurimin me vlerë të vogël e të lartë”.

Shmangia e procedurave standarde të prokurimit, me pretekstin e nevojave emergjente, ka cenuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera si dhe ka krijuar premisa për shmangien e konkurrencës dhe pengimin e hyrjes në tregun e blerjes së medikamenteve, materialeve mjekësorë dhe mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore, të shumë operatorëve ekonomike të tjerë ekonomikë.

Nga auditimi rezultoi se Spitali Rajonal Durrës ka blerë dhe është furnizuar me medikamente dhe materiale mjekimi vetëm nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë, të cilët kanë patur dhe kanë kontrata furnizimi në mënyrë permanente me Spitalin Rajonal Durrës.

Në të gjitha blerjet e realizuara gjatë vitit 2014 me procedurën “Negocim pa njoftim paraprak” në 23 raste me fond limit prej 68,999,187 lekë dhe vlerë të kontratave të lidhura prej 66,745,833 lekë, ose me një raport ndërmjet vlerës së kontratave dhe fondit limit prej 96.7 %, kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore të përcaktuara në legjislacionin e prokurimit publik.

Si pasojë e përdorimit të procedurës “Negocim pa shpallje”, ka rezultuar një tejkalim i shpenzimeve me një efekt negativ prej 4,6 milion lekë në vitin 2013 dhe 11,6 milion lekë për vitin 2014.

Vetëm për vitin 2014, Spitali Rajonal Durrës për nevojat e fillim vitit ka realizuar 32 shtesa kontratash me vlerë 18,159,484 lekë.

Nga auditimi i mënyrës së përdorimit të të ardhurave dytësore, rezultuan tejkalime në zërat shpenzime dhe investime në kundërshtim me nivelin e shpenzimeve sipas Vendimeve të Bordit Drejtues të Spitalit, ndërsa në dosjet e aseteve të dhëna me qira për vitet 2013-2014, mungonte procedura e ndjekur dhe dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet sipas përcaktimeve të bëra në VKM nr. 529, datë 08.06.2011 dhe VKM nr. 54, datë 05.02.2014, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”
.

Gjithashtu, shkelje të shumta u konstatuan edhe në procedurat për blerje; “Kateringu (Furnizim me ushqime)”; “Blerje naftë D1 me tollon dhe bot”; “Blerje e shërbimit të Ruajtjes me Roje Private”; “Blerje materiale pastrimi”; “Riparime investime si dhe Blerje pjesë këmbimi për automjete”, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në nenin 33, të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

Bazuar në shkeljet e konstatuara, KLSH, mbështetur në nenin 15, të Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, nenin 37 të Ligjit nr. 7691, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Spitalit Rajonal Durrës znj. A.F. si dhe dhënien e masave përkatëse disiplinore deri në largim nga detyra për punonjësit e konstatuar me shkelje në Raportin e Auditimit, duke i përcjellë gjithashtu organit të Prokurorisë, me shkresën nr. 107/26, datë 17.12.2015,kallëzimin penal për Drejtorin znj. A.F. dhe ish-Drejtorin z. T.B. të Spitalit Rajonal Durrës, me akuzën e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, së bashku me materialet përkatëse të dosjes së auditimit.

Previous Post

STUDIM I FUNDIT / Ja kur arrihet maksimumi i kënaqësisë në çift

Next Post

Fier, grabitet nga maskat pika e transferimit të lekëve

admin

admin

Next Post
Fier, grabitet nga maskat pika e transferimit të lekëve

Fier, grabitet nga maskat pika e transferimit të lekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.