
Pamje nga vendi I ngjarjes
Përleshje me armë zjarri në qendër të qytetit të Kamzës. Katër persona janë përfshirë në një konflikt ndërkohë që të paktën dy prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spital.
Në konflikt e sipër nga ana e shtetasve Alfred Ruci dhe Amarildo Dushku është gjuajtur me armë zjarri kundrejt dy personave të tjerë Klevis Halili dhr Jurgen Mullai të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mesohet se gjendja e tyre eshte e rende. Sherri ka nisur ne autobus.
Policia ka bere identifikimin e autoreve dhe po punon per kapjen e tyre.












