• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fleckenstein: Zgjedhjet e vitit 2015 dështim, Gëzuar Vitin e Ri 2016!

admin by admin
28 December, 2015
in Global Image
0
Fleckenstein: Zgjedhjet e vitit 2015 dështim, Gëzuar Vitin e Ri 2016!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas festave nis puna për përgatitjen e raportit për Shqipërinë. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, i cili do merret vetë me këtë raport në një intervistë për Top Channel flet për një situatë pozitive, por sipas tij ka pasur edhe dështime si në rastin e zgjedhjeve lokale. Ndërsa thekson se detyra kryesore e klasës politike të Tiranës tani ngelet reforma në drejtësi.

Zoti Fleckenstein, Komiteti i Jashtëm i PE-së ka diskutuar tashmë raportet për të gjitha vendet e tjera të rajonit. Kur do ta paraqisni ju raportin për Shqipërinë dhe çfarë shqetësimesh do të jenë në fokus të tij?
Kam disa mendime, por pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka pasur mjaft progres të mirë, por kemi pasur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht.

Përpara prezantimit të raportit në Komitetin e Jashtëm, siç pritet, në fund të Shkurtit, a parashikoni të shkoni sërish në Shqipëri?
Po, por jo për të pyetur në lidhje me raportin. Mbase do të shpjegoj pak se çfarë kam shkruar në të, sepse nuk është e rëndësishme vetëm që Parlamenti Europian të dijë se çfarë mendoj unë, por dhe kolegët shqiptarë duhet ta dinë se çfarë kam shkruar dhe përse. Së dyti, në këtë vizitë do të jem i shoqëruar nga kolegu Eduard Kukan, për të biseduar mbi hapat e mëtejshëm të reformës në drejtësi, pasi të gjithë e ndjejmë, tashmë, se kjo është reforma më e rëndësishme për vendin, veçanërisht, kur një sërë reformash të tjera nuk mund të zbatohen pa pasur këtë reformë të gjyqësorit.

Në qëndrimin tuaj të fundit të përbashkët, ju përgëzuat Kuvendin vetëm për miratimin e ligjit të njohur si dekriminalizimi, por në të njëjtën ditë, Kuvendi votoi dhe paketën fiskale, ndërsa opozita vijoi protestën kundër qeverisë. A keni ndonjë koment për këto zhvillime?
Është një detyrë e qartë e Parlamentit që të marrë vendime dhe qeveria duhet të zbatojë atë çfarë vendos Parlamenti. E kuptoj se jo gjithmonë vendimet e tij janë të mira për qeverinë, pasi deputetët kanë mendimet e tyre. Gjithsesi, në fund të fundit, Parlamenti është ai që vendos dhe qeveria është ajo që zbaton vendimet. Nga ana tjetër, unë do të thosha se është e drejtë e opozitës për të iniciuar protestat në rrugë. Pse jo?! Për sa kohë që ato janë të paqta, njerëzit kanë nevojë t’i tregojnë qeverisë se nuk pajtohen me njërin vendim të saj, apo tjetrin. Kështu që, këtu s’ka asgjë spektakolare. Mesazhi im kryesor, në këtë pikë, është që të ruhet qetësia dhe të flitet më qartë. Unë e kuptoj shumë mirë se çdo opozitë dëshiron të ndryshojë rregullat dhe të qeverisë. Por, për fatin e tyre të keq, zgjedhjet bëhen çdo katër vjet dhe ato të fundit çuan një parti në pushtet dhe tjetrën në opozitë. Gjithësesi, nëse ata kanë ide të mira e konstruktive për mënyrën e trajtimit të problemit, ne duhet t’i mbështesim ata, por nuk nevojitet detyrimisht një ndryshim qeverie, thjesht që qeveria të dëgjojë opozitën.

Këshilli i BE-së ftoi Komisionin për të vlerësuar Shqipërinë mbi përmbushjen e prioriteteve kyçe, përveç raportit vjetor të progresit, në 2016. A do të nxisni Komisionin me anë të kësaj rezolute të Parlamentit Europian, për ta bërë këtë vlerësim brenda gjysmës së parë dhe jo në fund të vitit të ardhshëm?
Unë dua të shtyj Komisionin, por nëse shohim përparim në reformën e drejtësisë, sepse është më se e rëndësishme. Në rast se do të shohim se ka një votim të reformës nga parlamenti, atëherë do të nxis Komisionin, pasi mendoj se do të ishte koha e duhur për nisjen e negociatave. Për këtë arsye, na nevojitet ky vlerësim. Kështu që, PO, por së pari, kolegët tanë shqiptarë në parlament duhet të bëjnë ca detyra shtëpie. Unë do ta përmend në raport se nëse ata e bëjnë këtë, atëherë, automatikisht, kjo duhet të pasohet me hapin e radhës nga ana jonë.

Ju sapo mbushët 62 vjeç, kush ishte risia e këtij viti?
Rreth 350 përgëzime në “Facebook” vinin nga Shqipëria dhe kjo ishte diçka e re. M’u be qejfi me të vërtetë. U jam përgjigjur me gishtin lart, pasi ishin shumë për t’i shkruar secilit personalisht. Ishte një ndjesi e mirë. U ndjeva më pranë njerëzve dhe vendit, me të cilin merrem.

Vërejmë se ju keni marrë dhe dhurata nga Shqipëria…
Po dhe e mbaj me shume krenari.

Urimi juaj?
Urimi im është të përfundoj këtë intervistë, të vrapoj për në aeroport, të kaloj kohë të këndshme pranë familjes në prag të vitit të ri dhe  ju uroj juve dhe atyre, që po na ndjekin, Gëzuar Vitin e Ri (në shqip)!

Previous Post

DOKUMENTET/ Zbulohen lejet e ndërtimit të firmosura nga Edi Rama për Mihal Delijorgjin

Next Post

STUDIM I FUNDIT / Ja kur arrihet maksimumi i kënaqësisë në çift

admin

admin

Next Post
STUDIM I FUNDIT / Ja kur arrihet maksimumi i kënaqësisë në çift

STUDIM I FUNDIT / Ja kur arrihet maksimumi i kënaqësisë në çift

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.