Ndërsa Shqipëria ka prodhuar rreth 1.5 milionë emigrantë, për vete ka një numër të vogël por që u rrit dy vitet e fundit me 2.6 herë, nga 158 në 409 emigrantë. Kryesisht kjo rritje ndodhi për shkak të mbërritjes në Shqipëri të shtetasve iraniane të kampit Ashraf, në kuadër të një marrëveshjeje qeveritare.
Gjatë vitit 2014, në Shqipëri u vendosën në këtë kuadër 281 shtetas iranianë.
Por nacionalitet e azilkërkuesve në Shqipëri janë mjaft interesante. 8 azilantë janë nga Kosova, 5 nga Azerbaixhani, 1 nga Mali i Zi, 1 nga Kroacia dhe 1 nga Bosnja Hercegovina. Por edhe nga Rusia është një nga Dagestani.
Nga vendet arabe më së shumti ka Jordania, 5 të tillë. Ndërkohë azilantët e tjerë janë nga vendet afrikane si Eritrea, Gambia etj.
Vetëm një pjesë e vogël e të huajve rezidentë kërkojnë shtetësinë shqiptare. Shumica e kërkesave për shtetësi bëhen nga shtetas kosovarë dhe turq.











