Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka dhënë sinjale sot se preferon të afrohet me të djathtën duke u vendosur si parti e qendrës së djathtë. “Në shkurt, ne presim shkurt”, deklaroi sot në një takim me zyrtarë të partisë së tij ndërsa në mbrëmje në një intervistë ne ora neës me Nertil Agalliun, ai tha se tani nuk ka kontakte me PD-në por se nuk mund të mbetet peng nga asnjë lëvizje politike.
Topi aktualisht është në aleancë më koalicionin e majtë. Ai bëri aleancë parazgjedhore me PS për zgjedhjet lokale. Ishte në grupin e partive të vogla që nuk shënoi rritje.











