• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LUTFI DERVISHI */ Bunkeri, e vetmja vrimë që nuk mori çmim këtë vit

admin by admin
27 December, 2015
in Global Image
0
LUTFI DERVISHI */ Bunkeri, e vetmja vrimë që nuk mori çmim këtë vit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrit tonë i ka dalë fjala se bën çdo gjë vetë!
Jam i sigurt se fjalimin e ka shkruar vetë, se është kujdesur personalisht për dekorin,
Por me ç’po shoh në sallë qenka kujdesur edhe për protokollin se ndryshe…, do të shikoja në sallë… Adi Krastën!
Jam i lumtur që jam sonte këtu! Nuk di të them më i lumtur se Çim Peka që refuzoi, se Muç Nano që bojkotoi apo se ata që mbajnë shënim ardhjet dhe mungesat në këtë darkë.
Dua ta nis fjalën time të shkurtër me sukseset e arritura këtë vit!
Sa suksese kemi arritur! E nisim 2015 me debatin për gropat e buxhetit dhe po e mbyllim me vrimat… në letërsi!
Nuk mund ta anashkaloj dot, suksesi i madh i qeverisë më 2015 ka qenë ngritja e bunkerit! Por jam i detyruar ta pranoj suksesi më i madh i opozitës është prishja e bunkerit. E vetmja vrimë që nuk mori çmim këtë vit!
Është fakt se qeveria i fitoi zgjedhjet e 2015 përballë opozitës! Druaj se po të garonte vetëm do të kishte humbur… thellë!
Gjatë 2015 gati u realizua premtimi për shëndetësinë! Të gjithë ata që nuk kanë pasur punë me spitalet dhe ambulancat – e morën falas shërbimin.
Kryeministri na ka dalë borxhit ka themeluar faqen transparenca.al! Faji ynë që nuk e marrim seriozisht… Këtë vit mësuam që nuk duhet të besojmë asgjë që thotë opozita deri në momentin që përgënjeshtrohen në këtë faqe. (Meqë jemi në këtë pikë- në një darkë me gazetarë është thënë: ‘Ka një Judë në media! Po- ky është Endri Fuga, por vetë Endri nuk e di)
2015 ishte një vit i mirë për ne, por i vështirë për Europën dhe botën! Falë altruizmit të qeverisë tonë dhe, nën kujdesin e veçantë të kryeministrit, 80 mijë shqiptarë shkuan të nxjerrin Gjermaninë nga kriza! 200 mijë të tjerë shprehën gatishmërinë për t’iu gjendur pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Edhe në 2015 Radio Televizioni Publik është pa drejtor dhe qeveriset për bukuri. Por kryeministri duhet ta marrë seriozisht këtë situatë, se mos mësohemi keq dhe kërkojmë të qeverisemi si Belgjika… pa kryeministër!
Vlerësojmë arritjet, por kemi edhe zhgënjimet tona – zhgënjimi më i madh që kam unë ka lidhje me deklaratën programatike: ‘ne nuk do të vjedhim si këta…që ikën’…për ata që nuk e kuptuan batutën po e çoj deri në fund…do të vjedhim ndryshe’! Dhe ky është zhgënjimi…
Qeveria duhet falënderuar me zë të lartë se kryesisht falë punës saj tri programet më të suksesshme televizive për 2015 rezultojnë Portokalli, Al Pazar dhe Fiks Fare!
Uroj që nga kjo darkë të mos dalë ndonjë problem se druaj se qeveria do të mblidhet sot në mesnatë (qeveria punon natën se ditën është në televizor)…dhe do kërkojë zgjidhjen me koncesion!
Një falënderim i veçantë i takon sonte kryeministrit që nuk ka ftuar ambasadorin amerikan Donald Lu..
Ju e dini që ai e ka për zemër dekriminalizimin. Këtë vit z. Lu është marrë me dekriminalizimin 3 pushtete: Kuvendin, Qeverinë (e mbani mend që ka folur për ministra të korruptuar) dhe Drejtësinë!
Po të ishte sonte këtu ai do të merrej edhe me pushtetin e katërt..dhe do të thoshte:
“Prova ime për korrupsionin është shumë e thjeshtë! Nëse keni marrë ndonjëherë leje ndërtimi apo tendera ne shkëmbim të një politike editoriale në favor të pushtetit jeni një media e korruptuar…edhe nëse e ke bërë këtë vetëm një herë, ke thyer besimin e publikut dhe nuk je media e pavarur!
Një kriter tjetër shumë i thjeshtë: nëse ulni kokën dhe shikoni kyçin e dorës dhe keni një orë që kushton sa rrogat e papaguara prej muajsh të gazetarëve atëherë ka të ngjarë të jeni njerëz të korruptuar…në shpirt!
Këshilla ime për kryeministrin është: mos shko në televizione që nuk paguajnë gazetarët apo i paguajnë me vonesë! Shqipëria është vend anëtar i NATO-s nuk shkon që gazetarët më lehtë të marrin kredi në bankë se rrogën në vendin e punës!
Ju e dini që e kam zakon të flas me emra, por për këtë temë lista të sakta ka zoti Aleksandr Cipa! Më të sakta se listat e kolonelit Zampa të Ismail Kadaresë!
Media është biznes, por kur bashkohet me politikën: Media- Biznes- Politikë është trekëndëshi Bermudës ku humbet interesi publik!
Ashtu si ne SHBA, televizionet këtu janë private, por harrojnë që eteri është pasuri publike dhe përmbajtja përgjegjësi publike- për këtë duhet pavarësia e institucionit rregullator!
Unë shoh shumë televizion, çdo ditë nga 4 orë, madje edhe 5 nëse ka ndonjë program të mirë- por për 2015 kjo nuk ndodhi!
Në ditët e para kur erdha këtu, do të thoshte Lu, mendova se më ishte prishur televizor, ndërrova 7 kanale dhe shikoja në të vetëm një portrete- atë të kryeministrit – live!
Për 2016 urimi është që të mos rritet numri kanaleve që japin live çdo fjalim të kryeministrit!
Më lejoni ta mbyll me një anekdotë të shkurtër…
Erion Veliaj, Edi Rama dhe Ben Blushi janë dënuar me dënim kapital nga pronarët e mediave dhe u kërkohet dëshira e fundit sipas radhës.
Erion Veliaj kërkon një Iphone 6s për një selfie!
Edi Rama kërkon, 5 minuta kohë sa për të mbajtur live një fjalim.
Vjen radha Ben Blushit: (doja të përfundoja një libër, por ndërrova mendje) ju lutem,- tha – më varni para se ky të mbajë fjalimin!
Gëzuar 2016!

* Fjala e plotë e mbajtur në mbrëmjen e kryeministrit Edi Rama me gazetarët

Previous Post

MIRA KAZHANI/ Rama në opozitë fliste si kryeministër, sot kryeministër sillet si piktor…

Next Post

Flasin shoqet e studentes që u vetëvra: Ja si e njihnim Klean

admin

admin

Next Post
Flasin shoqet e studentes që u vetëvra: Ja si e njihnim Klean

Flasin shoqet e studentes që u vetëvra: Ja si e njihnim Klean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.