Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 76.5 kg kanabis dhe ka vënë në pranga 3 persona.
Sipas të dhënave zyrtare në kuadër të operacionit “Vuksanaj”, në vendin e quajtur Stom, Golem në Shkodër janë gjetur 76.5 kg drogë, në një automjet tip “Land Rover” me targa AA 684 BF.
Gjatë operacionit të koduar “Vuksanaj” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 76.5 kg bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 240 200 lekë të reja dhe një automejt tip Land Rover me targë AA 684 BF.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar shtetasit Binak Arra 41 vjeç, Agostin Stenaj 21 vjeç e Gjin Livalli, ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











