Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dourrës ku një 32-vjeçar ka humbur jetën ndërsa dy persona të tjerë mes të cilëve dhe një vajzë, ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit.
Aksidentindodhi mesnatën e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të këmbësorëve në Shkozet, kur mjeti tip Renault me targa AA 800 BZ, me drejtues shtetasin Artur Shima, u përplas me mjetin tip Benz fuoristradë, me targa AA 288 MM, me drejtues shtetasin Mirand Lala, 42 vjeç, banues në Maminas.
Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spitalin e Durrësit drejtuesi i mjetit Renault, Artur Shima, 32 vjeç. Në gjendje të rëndë ndodhet dhe një 30-vjeçare nga Durrësi, e cila ndodhej si pasagjere në mjetin e viktimës, si dhe pasagjeri i mjetit Benz, një 58-vjeçar nga Maminasi. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mirand Lala, i cili nën efektin e pijeve alkoolike ka qenë në kah të kundërt të lëvizjes.











