Bejtexhiu Arben Duka, i cili në vargjet e tij, shkruante disa ditë më parë se nëse hiqen dekoratat për ish-zyrtarët komunistë, duhet të hiqen edhe dekoratat për Kristaq Ramën (babai i Edi Ramës) dhe Gramoz Ruçin (kreu i Grupit Parlamentar të PS), ka reaguar sot në mediat e shkruara.
Ai pranon se është telefonuar nga nëna e kryeministrit, Aneta. Por sipas Dukës, “Aneta Rama nuk e kish kuptuar saktë moralin e fabulës”, ndërsa pranon se ajo i ka kërkuar të kërkojë ndjesë publike.
Nga ana e tij Duka e ka bërë një si ndjesë, kur thotë se e ka hallin se me këtë nismë, PS-së do i ikin votuesit e majtë.
Sipas tij, kjo nismë zhbën 50 vite qeverisje të lavdishme nën Enver Hoxhën.











