Një aksident me pasoj vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur në aksin Rrëshen- Milot. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë përplasur dy automjete dhe se ka ngelur i vdekur një 17 vjecar. Një automjet tip Benz, me targa AA 198 BI dhe AA 620 AD janë përplasur. Si pasojë e përplasjes një nga mjetet është përmbysur në rrugë ndërsa tjetri ka dalë nga rruga.
17-vjeçari me inicialet A. P, pasagjer në njërin prej mjetëve ka humbur jetën. Policia ka arrestuar drejtuesit e të dy mjeteve, Gentjan Mandreja 23 vjeç dhe Gjergji Kaçorri, 36 vjeç nga Mirdita.












