Foto ilustruese
Një i ri humbi jetën sot në drekë pasi dy makina tip benz u përplasën njëra me tjetërn në aksin Rrëshen –Milot.
A.P. 17 vjec mbeti i vdekur në vend pasi makina me të cilën po udhëtonte u përmbys ndërkohë që tjetra makinë me të cilën u përplasën doli nga rruga.
Benzat me targa AA620AD dhe AA198 BI ku ndodhej dhe viktima u aksidentuan rëndë.
Policia ka ndaluar drejtuesit e të dy automjeteve ndërkohë që po heton shkaqet e aksidentit.
Ruga Rrëshen Milot është një aks tjetër i rrezikshëm për udhëtim. Pavarësisht se rruga është e gjerë dhe me dy kalime dhe krosi rezervë, parakalimet e shpeshta të makinave krijojnë rrezik për udhëtarët.











