Policia e Korçës
Vjollca Dervishi, e cila sipas policisë është rrëmbyer dhe shitur në Maqedoni disa herë ka hedhur poshtë akuzat e policisë.
Dje, në Korçë u arrestuan Urim Qazimaj, 23 vjeç, banues në fshatin Pojan dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë.
Sipas uniformave blu këta dy persona kanë rrëmbyer forcërisht, për qëllim fitimi, nga banesa e saj 24-vjeçaren.
Por, vetë e reja nuk e pranon një gjë të tillë.
“Urimi erdhi të më marrë pasi e lajmërova unë. Isha e martuar në Maqedoni, por nuk jam shitur”, thotë ajo për “Neës24”.
Përveç kësaj, vjollca Dervishi akuzon policinë se e ka detyruar të firmosë procesverbalin.
“Unë e dua Urimin, dhe ai është i pafajshëm. Policia më detyroi të firmos procesverbalin. Nuk është e vërtetë që jam rrëmbyer dhe që jam shitur. Unë isha e martuar në Maqedoni, por nuk jam shitur. Urimi erdhi të më marrë bashkë me dajën e tij pasi e lajmërova unë”, rrëfen 24-vjeçarja.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
24 VJEÇE/ E shitën në Maqedoni disa herë 400 euro
/web/24_VJECE_Eshiten_ne_Maqedoni_disa_here_400_euro_11675_1.php












