Policia e Përmetit prangosi një 23-vjeçar që ishte në kërkim dhe ishte dënuar me 2 vite burg për vjedhjen e 3 kuajve.
Burimet e policisë lokale bënë të ditur se, pas 18 muajsh nga shpallja në kërkim dhe pas 6 muaj nga dënimi me 2 vite burg efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet është arrestuar Dritan Ferkollari, banues në Sukth, Durrës, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhje e pasurisë”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me vendim Nr. 25/22 më 9 qershor të këtij viti e ka dënuar të riun me 2 vite burgim pasi në muajin qershor të vitit 2014 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” Këlcyrë ka vjedhur 3 kuaj. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.











