Shqiptari që jeton në Itali është dënuar me 7 vjet burg pasi një vit më parë tentoi të vrasë bashkëshorten e tij. 51vjeçari, Qmal Kupi e qëlloi gruan me thikë në gjoks, në sy të fëmijëve më 8 mars 2015, ndërsa më pas e tërhoqi zvarrë nëpër rrugët e qytezës Kavarzere. Gjykata vendosi të ulë 1/3 e dënimit pasi 51-vjeçari pranoi fajin dhe gjykimin e shkurtuar. Ngjarja e rëndë tronditi gjithë qytetzën një vit më parë kur Qemal Jakupi e kishte goditur të shoqen me thikë në gjoks, duke i prekur edhe mushkëritë. Kjo e fundit kishte tentuar të dilte nga shtëpia dhe ai e kishte tërhequr zvarrë nëpër rrugë dhe më pas kishte hyrë brenda të merrte ndoshta një send tjetër për ta vrarë. Por kur gruaja kërkoi ndihmë, menjëherë në vendngjarje mbërriti policia.












