Një ish-mësueseja e matematikes është arrestuar me akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy prej nxënësve të saj.
Haeli Noelle Wey, 28 vjeç, dyshohet se i ka dërguar sms njërit prej nxënësve, ku i thoshte: “Fshije bisedën tonë nga Instagrami të lutem dhe mos lejo njeri që të ta kontrollojë celularin”.Wey, një ish mësuese matematike në Westlake High School në Teksas, u arrestua më 17 dhjetor me dy akuza për marrëdhënie të papërshtatshme mes një nxënësi dhe mësueses.











