Eugena Aliu është shqiptarja që ka mahnitur jurinë e “Voice of Turkey” me zërin e saj. Shqiptarja ka kaluar fazën e parë të konkursit duke u prezantuar më një këngë turke, por pas kërkesës së jurisë, vajza shqiptare performoi edhe në shqip me këngën “Erdhi Pranvera”.
Eugena Aliu u vlerësua jo vetëm nga juria, por mori edhe duartrokitjet e publikut.
“Faleminderit të gjithëve për urimet dhe përkrahjen tuaj!Tani jam një nga konkurrentet e edicionit O ses Türkiye dhe uroj që rruga ime të jetë sa më e gjatë. Më mjafton që ju të ndiheni të lumtur dhe krenarë me mua për performancat e mia”, shkruan Eugena në profilin e saj në “Facebook”.












