Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 21:00, por që nga Policia është bërë publike ditën e sotme. Studentja Klea Shyti, 20 vjeçe nga qyteti i Fierit është hedhur nga kati 11 i një pallati. Sipas hetimeve Shyti sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe mendohet se shkak për aktin ekstrem që ajo ka kryer ka qenë pikërisht ndarja me të. Klea Shyti ishte studente në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, ndërsa aktin ekstrem e ka ndërmarrë në një pallati pranë Parkut të Autobusëve. Ajo ka hipur në katin e 11-të të pallatit dhe është hedhur nga shkallët e brendshme, ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme.











