• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kartolina e gjimnazistëve: Znj. Lindita dhe Z. Niko, faleminderit që na keni lënë jashtë vëmendjes

admin by admin
24 December, 2015
in Politika
0
Kartolina e gjimnazistëve: Znj. Lindita dhe Z. Niko, faleminderit që na keni lënë jashtë vëmendjes
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 7 mars të këtij viti, kryeministri Edi Rama lançoi nismën e marrjes në patronazh të një shkollë nga çdo anëtar i qeverisë. Nga dy shkolla kanë vetëm ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka “Andon Zako Çajupi”, Tiranë dhe Shkolla e Farkës, Tiranë Qark; kryeministri, i cili ka gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë dhe “28 Nëntori” në Shkodër si dhe zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili ka shkollën “Raqi Qirinxhi”, Korçë dhe “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Por nëse anëtarët e kabinetit kanë harrur se kanë marrë nga një shkollë në patronazh, nxënësit nuk harrojnë. Ndaj, ata u kanë dërguar për festat e fundvitit një kartolinë të hapur ‘kujdestarëve’ të tyre qeveritarë.
Kartolina është hartuar nga nxënësit e dy shkollave të mesme, “Andon Zako Çajupi” Tiranë dhe “Raqi Qirinxhi” Korçë, të cilët ua drejtojnë kujdestarëve të tyre, ministres Lindita Nikolla dhe zv/kryeministrit Niko Peleshi, të cilët në këto 10 muaj nuk i kanë vizituar asnjëherë. Por edhe nga kontaktet me shkollat e tjera që janë marrë në patronazh nga anëtarë të tjerë të kabinetit, rezulton e njëjta gjë.
Të njëjtin ‘fat’ ka dhe shkolla profesionale “Havzi Nela” Kukës, por për këtë ndoshta duhet të informohet ministri i ri i Mirëqenies dhe Rinisë, se ish-ministri duhet t’ia ketë deleguar edhe patronazhin e kësaj shkolle, edhe pse vetë nuk u mor me të. E njëjta gjë vlen dhe për drejtuesit e ministrisë së Drejtësisë. Pak më mirë detyrën e ka bërë kryeministri Rama.
Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë e ka vizituar një herë dhe kjo shkollë aktualisht është duke garuar për një projekt për “Shkolla Qendër Komunitare”, ndërsa për “28 Nëntorin” në Shkodër, nxënësit duhet t’i tërheqin veshin, pasi ka mungesa. Në kartolinën e tyre të hapur, në këto ditë të ftohta dhjetori mes ironisë nxënësit u kujtojnë se nëse ndonjë ditë do vijnë t’i takojnë, të marrin me vete xhupa dhe triko leshi, pasi klasat nuk kanë sisteme ngrohjeje. Klasat janë të mbingarkuara dhe në disa raste është ‘fat’ që të rrinë tre veta në një bankë. Problemet e tjera që ata ngrenë janë palestrat, lagështia, dhomat e zhveshjeve pa xhama etj.

Kartolina e hapur


big_img_4355_(2)Të dashur Znj. Lindita dhe Z. Niko,
Fillimisht duam t’ju urojmë gëzuar festat e fund vitit! Le të jetë ky vit si çdo vit tjetër, i mbushur me premtime.
Në prag festash gjithkush kthen kokën pas për të parë se sa i realizuar është. Mund të themi se ju duhet të ndiheni mjaft krenarë për veten. Keni përmbushur çdo detyrim në lidhje me punën tuaj, përfshini këtu edhe kujdestarinë për shkollat tona. Për këtë arsye kemi vendosur t’ju dërgojmë si dhuratë falënderimet tona si dhe një ftesë për të parë nga afër premtimet e mbajtura.
Përpara se të mundoheni për të na vizituar, ju këshillojmë që përveçse të vishni petkun e premtimbërësve, të jeni të pajisur me veshje të trasha e mundësisht të leshta, sepse sistemi i ngrohjes në shkollat tona nuk punon. Ju ndoshta nuk jeni në dijeni, sigurisht, sepse avulli i ngrohtë në zyrat tuaja ua ka mbuluar sytë, e me siguri ju ka “ngrirë” duart.
Kur të dëgjoni një orë mësimore, do mbeteni të habitur për sa i përket bashkëveprimit mes nxënësve. Sigurisht që në klasat e mbingarkuara, rritet bashkëpunimi midis nxënësve, të cilët janë të detyruar të rrinë treshe ose katërshe nëpër banka. Ndihet një ngrohtësi vëllazërore madje dhe kur klasa ka provim!
Ju falënderojmë për mungesën e laboratorit të kimisë, fizikës dhe të biologjisë. Pa pasur mundësi për të prekur provëza, shmangen kështu mundësitë dhe ndonjë lajthitje e çastit, për të shpërthyer bomba ose terror nga kërkuesit shkencorë. Megjithatë, kemi prezencën e klasave Smart, për të cilat ju jemi mirënjohës. Gjatë vizitës do ndjeni nëpër ajër diskriminimin që u bëhet nxënësve të tjerë, por kjo nuk ka rëndësi për sa kohë në sytë e të tjerëve jemi dy shkolla me teknologji të përparuar.
Dëshirojmë t’ju ftojmë në palestrën e shkollës për të luajtur volejboll, basketboll, paçka se rrjetën e kemi të grisur dhe koshat janë veçse relike. Ndërsa futboll luajmë tek fushat e projekteve tuaja, por kujdes! Merrni masa të mbroni këmbët tuaja, sepse mund të vriteni nga asfalti, siç ndodh rëndom me ne nxënësit. E bëjmë edhe një vizitë andej nga dhomat e akullta të zhveshjes, të pajisura me dyer vetëjrosëse, sepse mungojnë xhamat, kurse lagështia ka bërë punën e vet. “Piktori” natyral, myku, ka krijuar vepra arti frymëzuese dhe që na heq çdo ndjeshmëri negative për ambientet tona.
Po sikur të zhvillojmë një orë shah nga ne të Korçës, meqenëse qeveria që përfaqësoni po i jep prioritet këtij sporti? Kushti i vetëm është se gurët e shahut duhet t’i merrni me vete, pasi pas vizitës suaj nuk e dimë si u zhduken, ose u fshehën nga ne, ose nuk u ndahej dot shpirti nga ju.
Sigurisht, përpara se të largoheni zemërmbushur nga mrekullitë që na rrethojnë, ju ftojmë të provoni diçka nga ‘mensa’ jonë e ngrënies, nga duart e “arta” të shitësve ambulantë. Madje shijon më shumë ushqimi kur di se të dhembin brinjët e ngjeshura rrëzë kangjellave, ku shtyhesh dhe zgjat duart për të blerë ushqimin e shpejtë. Dhe në fund do i urojmë njëri-tjetrit: Na bëftë mirë!
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që do e merrni në konsideratë ftesën tonë. E kuptojmë që jeni tepër të zënë me përgatitjen e premtimeve të tjera, por gjeni pakëz kohë për ne, meqë me dëshirë na keni marrë në patronazh.
Dhe një herë tjetër: Gëzuar për shumë vjet!
Me respekt, nxënës të shkollave tuaja të dashura “A.Z.Çajupi” Tiranë dhe “Raqi Qirinxhi” Korçë.

(“Gazeta Shqiptare”)

Previous Post

Horoskopi, 24 Dhjetor 2015/ Yjet thonë për JU

Next Post

Edhe Artan Lame e ka një opinion për Lumo Skëndon dhe “Vrimën” e Rita Petros

admin

admin

Next Post
Edhe Artan Lame e ka një opinion për Lumo Skëndon dhe “Vrimën” e Rita Petros

Edhe Artan Lame e ka një opinion për Lumo Skëndon dhe “Vrimën” e Rita Petros

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.