Kartolina që ka nisur Edi Rama për Vitine Ri ka një zhvendosje te madhe historike dhe simbolike.
Genc Pollo, që është edhe historian shkruan për këtë gjë duke e gjetur teresisht te pavend:
“Epo të ngatërrosh Varrin e Shenjtë në Jeruzalem me Grazhdin e Nativititetit (Lindjes) në Betlehem dmth. të ngatërrosh Pashkën me Krishtlindjen, të flasësh për vdekjen/ringjalljen e Krishtin natën e lindjes së tij e njëkohësisht të jesh kryeministër këtë vetëm Edi Rama mund ta bëjë. Po më duket si profane në këtë Natë të Shenjtë”.
Ja cfarë shkruan Edi Rama mbi foton e mësipërme:
“Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve…

GËZUAR KRISHTLINDJEN TË GJITHËVE!”











