Bëhet fjalë për vitin 1937, që tregon procesin e vajtimit të një burri të vdekur, në zonën e Thethit. Në një koleskion të vacant me këto fotot na shfaqet mënyra se si zhvillohej vajtimi, dhe që ndryshe quhet edhe rituali i gjëmës. I vdekuri vendosej pranë një peme mbi dy dërrasa, së bashku me të gjitha sendet e veta personale. Gratë e fisit rregullojnë edhe një herë petkat e të vdekurit, ndreqin pëlhurën e kokës dhe përzënë mizat me tufën e fierit. Pastaj disa burra fillojnë të gërmojnë varrin.
Dymbëdhjetë burra ndërkaq qëndrojnë 100 metër larg, ata radhiten në dy radhë përballë njëri-tjetrit. Prijësi në mes. Ai përthyen pak gjunjët, mbushet me frymë dhe fillon gjama e anëtarëve të fisit. Një ofshamë e lartë: “Mjeri, -o, o, vëllathi em, mjeri -o, o, eh, eh!”. Thirrja përsëritet me zë të lartë dhe të fortë. Gjama shoqërohet me gjeste: rrihet kraharori, gërvishten tëmthat.
Fotoja është realizuar nga antropologu Raimer Shulc dhe është publikuar nga studiuesi Robert Elsie.















