Floriana Garo ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga i dashuri ndërkohë që thotë se vendimin për ndarjen e morën të dy, në një intervistë për revistën “Living”.
“Me kalimin e kohës ndoshta do t’i bëj një bilanc më të saktë kësaj që ndodhi. Kur më kërkojnë të flas për ndarjen jam e rezervuar pasi është herët. Përvojat e jetës janë të rëndësishme për t’u ndarë nga njerëzit publikë por duhet të kalojë njëfarë kohe dhe duhet të kuptojmë se është njerëzore të ndryshosh mendim. Nesër këto ngjarje mund t’i gjykoj ndryshe nga sot, por unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se s’jam koherente në ato çka them. Brenda një kohe të shkurtër ndyshon çdo gjë në jetën tënde ndaj duhet të jesh i përgatitur”, ka thënë ajo.
Duke folur për raportet me familjen e i9sh-të dashurit ajo thotë: “Në raportet me familjen Ngjela unë s’kam mllefe. është familja ku kam jetuar për pesë vjet dhe i vlerësoj, i dua. Nuk do të flisja kurrë keq për ta. Mamanë e Tedit e ndjej ende të afërt dhe tezen e tij e kam si tezen time”.
Pyetjes së gazetarit se pse erdhi kjo ndarje e papritur, bukuroshja e ABC neës i përgjigjet: “Nëse ndjen se diçka nuk shkon në jetën tënde, duhet ndryshuar. Kuptuam se diçka nuk shkonte në ndjenjat tona dhe morëm një vendim të përbashkët. Nëse njeriu s’është i lumtur me situatën e tij ose toleron, ose gjen forcën dhe kurajon që t’i ndryshojë gjërat. Sigurisht nga lidhja me Tedin kisha krijuar rehati. Tani atë rehati që kisha përpiqem t’ia krijoj vetes. Këtu nis gjithçka se çfarë bën ti për të përmirësuar jetën tënde”.
Por Floriana është e sinqertë në intervistën e saj kur nuk mohon se ndarja e ka tronditur dhe e ka bërë të vuajë. “Patjetër që kam derdhur lot, madje më shumë se një”.












