Nga ana Interpol Tirana u krye sot ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Arben Kulli, 35 vjeç, lindur në Berat.
Ndaj këtij personi, gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr. 378 datë 01. 07. 2007, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodi Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën , u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Arben Kulli.












