PD është duke u organizuar për aksionin e ardhshëm opozitar.
Në funksion të kësaj ka qenë edhe takimi i sotëm i kryedemokratit Lulzim Basha me krerët e degëve në rrethe. Takimi është zhvilluar në selinë e PD-së, ndërsa është biseduar edhe për protestat e ardhshme që janë paralajmëruar nga PD në janar.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të kremtojë Krishtlindjet në Korçë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda PD-së, sipas të cilave, Basha do të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara me rastin e Krishtlindjes në Korçë.
“Më 24 dhjetor zoti Basha do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të PD-së në Korçë”, pohon PD.












