• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Danimarka heq dorë nga pagesat me para në dorë

admin by admin
23 December, 2015
in Global Image
0
Danimarka heq dorë nga pagesat me para në dorë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pagesa dixhitale është e përhapur në Danimarkë. Jo vetëm blerje të mëdha danezët i bëjnë me kartë krediti, por edhe blerjet më të vogla, të tilla si bukën dhe sallamin në rrugë.

Me gjithë motin e ftohtë dhe me re në një qebaptore në qendër të Kopenhagës ka shumë lëvizje. Sallami i nxehtë me kastravec dhe qepë është po aq i preferuar për turistët, sa edhe për danezët, që punojnë aty pranë apo që bëjnë pazarin. Andreas Sigsgaard shet prej një viti “poelser” daneze. Sapo kërkon të blejë klienti, ai e di si do ta paguajë sallamin: Turistët nxjerrin paratë – danezët kartën e kreditit. Edhe shuma të vogla si për një sallam, paguhen fare natyrshëm me kartë.
Shumica e kalimtarëve duhet të mendohen se kur kanë paguar për herë të fundit me para në dorë. “Është fare e thjeshtë me kartë”, thotë një grua. “Unë nuk kam më të holla në duar”, shton një burrë. Vetëm kur duhet të paguajë për qëllime bamirëse, atij i krijohen probleme. “Atëherë nuk kam para për të hedhur në kuti.”

Në vende të tjera e paimagjinueshme
dnmk2Në shumë vende të tjera, si për shembull në Gjermani, kjo është ende e paimagjinueshme. Secili ka të holla me vete. Përveç kësaj, shumë kanë frikë se mos veprimet e tyre personale financiare mund të kontrollohen. Pagesa pa para është në fakt praktike, por mbi të gjitha është edhe një mjet, që bankat të zvogëlojnë shpenzimet dhe të fitojnë më shumë para, thonë kritikët.
Por shumica e danezëve duket se nuk shqetësohet nga fakti, që bankat e dinë saktësisht se çfarë ka blerë kush dhe kur: “Duhet t’u besohet bankave”, thotë një kalimtar tjetër i pyetur për këtë problem. Sisteme të përsosura nuk ka dhe pagesa pa para ka në fund të fundit shumë avantazhe. I këtij mendimi është edhe shitësi Andreas Sigsgaard: “Kur numërojmë paratë në fund të ditës, kemi më pak para për të numëruar, kjo është pak më e thjeshtë, dhe nuk numëron gjë gabim”. Për më tepër për atë si shitës në rrugë është disi më e sigurtë të mos ketë aq shumë të holla me vete.

Tregtarët për dixhitalizimin
dnmk3Këtë problem nuk e kanë dyqanet e mëdha. Megjithatë shumica e shitësve janë për dixhitalizimin e tregtisë. Kinkaleritë “Matas” për shembull. Para disa muajsh ata kanë futur në të gjitha filialet pagesën nëpërmjet telefonit celular. Pagesa kryhet shumë shpejt.
“Ne duam të çlirohemi nga paratë cash”, thotë Thomas Grane, IT menaxher në Matas. Numërimi i parave, masat e sigurisë për to, e gjitha kjo kushton. “Ne duam ta evitojmë atë përfundimisht dhe për këtë arsye kemi futur tani edhe pagesën me celular.”
Dhe danezët janë dakord. Tashmë një e treta e danezëve kanë instaluar në telefonin celular një app “mobilepay” dhe e përdorin atë. Sidomos për transaksione financiare private ai është i preferuar.

Pagesat me para në dorë kanë rënë prej vitesh
dnmk420 vjet më parë danezët paguanin ende 80 për qind të blerjeve të tyre me para no dorë, sot më pak se 25 për qind. Dyqanet daneze, që nuk shesin ushqime, së shpejti mund të marrin leje për të mos pranuar më para. Në Suedinë fqinje një gjë e tillë është tashmë e lejuar. Në dyert e shumë dyqaneve lexon mbishkrimin: “Vi hanterar ej kontanter”, e përkthyer: “Ne nuk pranojmë para.” Dhe politikanët dhe bankierët duan që vendi deri në vitin 2030 të paguajë tërësisht pa para.
Hugo Frey Jensen, shefi i bankës qendrore daneze, nuk do të përcaktojë një datë fikse: “Ne jemi të detyruar të vëmë në dispozicion aq para, sa ç’kërkojnë popullsia dhe frimat, dhe ne kështu bëjmë.” Nga ana tjetër ai mendon se është e rëndësishme që “të ketë një sistem efikas dhe të sigurt të pagesave”. Për një vend të vogël si Danimarka është e rëndësishme të ulen shpenzimet dhe të përshpejtohet dixhitalizimi.

Previous Post

Pasaportat për fëmijën nën 16 vjeç, shtyhet me një vit vlefshmëria

Next Post

Grinden për pronën gruaja lyen me benzinë të moshuarin për ti vënë flakën

admin

admin

Next Post
Grinden për pronën gruaja lyen me benzinë të moshuarin për ti vënë flakën

Grinden për pronën gruaja lyen me benzinë të moshuarin për ti vënë flakën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.