Operatorët e transporteve i kanë bërë një kërkesë kryetarit të bashkisë Erijon Veliaj për rritjen e çmimit të biletave në 70 lekë të reja. Shoqata e Operatorëve shprehen se janë në vështirësi dhe çmimi i biletave aktuale, me 30 lekë të reja do ti çoj dejtë falimentimit. Ata pretendojnë për rritjen çmimit pasi vetëm kjo mund ti ndihmoj ti mbulojnë shpenzimet e tyre. Nëse bashkia nuk merr masa ata kërcënuan se do të ndërpresin aktivitetin e tyre.












