Është përfshirë nga flakët e zjarri shkolla 9-vjeçare “Aleks Buda” në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Dy makina të shërbimit zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga kaldajet e shkollës.











