• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH konstaton dëmin 1 milion dollar, kallëzon zyrtarë të doganës Berat dhe drejtorisë së Përgjithshme

admin by admin
22 December, 2015
in Kronika
0
KLSH konstaton dëmin 1 milion dollar, kallëzon zyrtarë të doganës Berat dhe drejtorisë së Përgjithshme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ish kryetarin e doganës së Beratit, dy doganierë dhe  tre specialistë të drejtorisë së përgjithshme të doganave.
KLSH bën të ditur se, nga auditimi i kryer për periudhën e vitit 2014 u konstatuan të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit doganor, procedurave të zhdoganimit, mbikëqyrjes së regjimeve ekonomike si dhe nxjerrjes së vendimeve administrative, të cilat kanë sjellë si pasojë dëm ekonomik (detyrim doganor i munguar) në Buxhetin e Shtetit në shumën 127.4 milion lekë, (rreth 1 milion dollarë), të konstatuara në Degën Doganore Berat.
KLSH ka depozituar pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat kallëzimin penal për E. P., ish-Kryetar dhe dy doganierë A. H. dhe Dh. XH. të Degës Doganore Berat, si dhe për tre specialistë F. O., R. K. dhe E. P., në sektorin e kontrollit të regjimeve doganore në DPD, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Gjithashtu, Kryetari i KLSH-së me qëllim përmirësimin e punës në të ardhmen ka rekomanduar marrjen e 11 masave organizative me vlerë 9,232,235 lekë, 11 masa shpërblim dëmi me vlerë 152,405,100 lekë, marrjen e masave disiplinore për 8 punonjës të DPD-së nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” deri në “largim nga shërbimi civil”si dhe i është kërkuar titullarit të Agjencisë së Prokurimit Publik të vlerësojë shkeljet e konstatuara në procedurat e prokurimit të audituara duke vendosur gjobë për 10 persona.
 

Deklarata e plotë e KLSH
 
AUDITIMI I KRYER NË DREJTORINË E KONTROLLIT PAS ZHDOGANIMIT NË DPD
 
KLSH KALLËZON NË PROKURORI ISH KRYETARIN E DEGËS, DY DOGANIERË NË DEGËN DOGANORE BERAT DHE TRE SPECIALISTË NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË DOGANAVE
 

Nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për periudhën e vitit 2014, në Drejtorinë e Kontrollit pas Zhdoganimit, u konstatuan të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit doganor, procedurave të zhdoganimit, mbikëqyrjes së regjimeve ekonomike si dhe nxjerrjes së vendimeve administrative, të cilat kanë sjellë si pasojë dëm ekonomik (detyrim doganor i munguar) në Buxhetin e Shtetit në shumën 127.4 milion lekë, (rreth 1 milion dollarë), të konstatuara në Degën Doganore Berat.
Mbi bazën e këtyre konstatimeve, KLSH, me shkresën Nr. 510/31, datë 04. 12. 2015 ka depozituar pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat kallëzimin penal për E. P. ish-Kryetar dhe dy doganierë A. H. dhe Dh. XH. të Degës Doganore Berat, si dhe për tre specialistë F. O., R. K. dhe E. P. në sektorin e kontrollit të regjimeve doganore në DPD, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Nga auditimi u konstatua se për një subjekt privat që operon nën Regjimin e Përpunimit Aktiv (RPA), i autorizuar për prodhimin e çantave të letrës dhe të plastikës, nën këtë regjim ka rieksportuar çanta letre  Exp 3 – procedurë 3151, ku kanë rezultuar mbetje teknologjike të cilat i janë zhdoganuar me  Imp 9 – procedurë  9351, ndërsa nën këtë autorizim me Deklaratat Doganore IMP 4 (Hedhja e mallrave ne qarkullim te lire), subjekti ka zhdoganuar me procedurë  4051, 1- “çanta letre, lidhëse, kuti kartoni dhe përforcues kartoni”, me një vlerë totale 49,961 euro, ndërkohë që në hyrje artikujt janë pranuar nga autoriteti doganor Berat me vlerë më të lartë. Nga ana e autoritetit doganor janë  pranuar vlerat e mësipërme si dhe është përpunuar DAV-i pa qenë fizikisht malli në doganë në sasinë me peshë 1,608,660 kg, ndonëse ky subjekt operon në RPA, dhe në DAV-et IMP5 me procedurë 5100 të Autorizimit të RPA. Po ashtu, nga ana e autoritetit doganor nuk është llogaritur interesi kompensues i detyrimit doganor.
Duke u ndodhur në kushtet e neneve 112; 141;142;143/ii, të ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të neneve 287; 289; 293; 295;296; 299/3, të Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor, autoriteti doganor duhet të aplikonte vlerat: çanta letre me çmim 647.97 lek/kg; lidhëse me çmim 140.32 lek/kg; kuti kartoni me çmim 122.09 lek/kg dhe përforcues kartoni me çmim 76.79 lek/kg.
Efekti financiar me pasojë dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit është 127,356,379 lekë (njëqind e njëzet e shtatë milionë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e nëntë leke ose rreth 1 milion dollarë) (detyrim doganor i munguar, plus interesi kompensues).
Gjithashtu, nga auditimi në fushën e prokurimeve në DPD, u konstatuan të meta dhe mangësi, konkretisht në tenderat “Blerje Uniforma Doganore”, “Blerje Biçikletash” si dhe “Riparim i skanerit Mobil THSCAN me rreze X”, të cilat konsistojnë në prokurime të panevojshme, apo edhe në mospërdorim me eficencë dhe ekonomicitet të fondeve në dispozicion të DPD për investime duke shkaktuar një dëm rreth 5 milionë lekë. Mbi bazën e këtyre konstatimeve KLSH me shkresën dhe numër 510/30 dhe datë 04.12.2015 ka depozituar pranë organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë indicie (të dhëna) për hetime të mëtejshme penale për  ish-zv. Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Nga auditimi i procedurave të prokurimit u konstatuan të meta dhe mangësi në shkelje të dispozitave ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, e kryesisht në tenderat me objekt:
– “Blerje Uniforma Doganore” është kërkuar dhe përzgjedhur procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, në kushtet kur nuk ka një ngjarje të paparashikueshme nga ana e Autoritetit Kontraktor, si dhe duke mos qenë në kushtet e emergjencës. Duke ju referuar rregullave të prokurimit publik, neni 32 pika 2/c të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, ky rast nuk përmbush asnjë nga kushtet dhe rrethanat e përdorimit të kësaj procedure, të përcaktuara në dispozitat ligjore për prokurimin publik.
– “Blerje Biçikleta”, Urdhri i brendshëm për ngritjen dhe përbërjen e KVO, është firmosur nga i njëjti person, që në cilësinë e kryetarit të autoritetit kontraktor (në mungesë), ka urdhëruar veten për të qenë kryetar i KVO, pra njëherazi dy funksione, veprime këto në kundërshtim me kreun VI, pika 1 shkronja a të VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”. Në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, në kushtet kur  shpenzimet janë të pa justifikuara ligjërisht dhe pa efektivitet në raport me rezultatet përfundimtare dhe objektivat e vendosura. Ky lloj produkti nuk mund të shërbejë në asnjë nga departamentet, drejtori apo degë doganore, pasi nuk lidhet drejtpërdrejt dhe nuk gjen zbatim me rregullat e detyrat funksionale të tyre.
Ky produkt i prokuruar nuk i shërbeu asnjëherë qëllimit të tij dhe aktualisht i ka kaluar Ministrisë së Brendshme, duke vërtetuar mungesën e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit të tij, ndërkohë që kjo para publike mund të ishte përdorur në nevoja më të rëndësishme që ka DPD. 
– “Riparimi i skanerit Mobil THSCAN me rreze X”, komisioni i vlerësimit të ofertave ka kualifikuar ofertën, e cila nuk është në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara, veprime në kundërshtim me kreun V, nenin 53, pika 1, pika 5 germa c, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”.
Me vendimin nr. 136, datë 30.09.2015 Kryetari i KLSH-së me qëllim përmirësimin e punës në të ardhmen ka rekomanduar marrjen e 11 masave organizative me vlerë 9,232,235 lekë, 11 masa shpërblim dëmi me vlerë 152,405,100 lekë, marrjen e masave disiplinore për 8 punonjës të DPD-së nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” deri në “largim nga shërbimi civil”si dhe i është kërkuar titullarit të Agjencisë së Prokurimit Publik të vlerësojë shkeljet e konstatuara në procedurat e prokurimit të audituara duke vendosur gjobë për 10 persona.

Previous Post

Durrës, zjarr në një magazinë përpunimi druri në Xhafzotaj

Next Post

Çmimi i lartë dështon koncesionin e Rrugës së Kombit

admin

admin

Next Post
Çmimi i lartë dështon koncesionin e Rrugës së Kombit

Çmimi i lartë dështon koncesionin e Rrugës së Kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.