Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Izrael.
Gjatë qëndrimit në këtë vend, kreu i qeverisë shqiptare do të pritet në një takim nga homologu i tij Benjamin Netanjahu.
Burimet nga kyeministria thanë se Rama do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me Presidentin e Republikës së Izraelit Reuven Rivlin.
Gjatë këtyre takimeve mësohet se do të diskutohet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e tyre, sidomos në fushat me interes të përbashkët.
Nuk ka ndonjë të dhënë rreth ekspozitës me pikturat e tij. Ai para pak javesh ka patur një tillë në Kinë dhe pak përpara saj në Hong Kong. Me perpara saj kishte nje Stamboll nderkohe qe e nisi para nje viti me dy te tilla ne Gjermani.











