Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçarnga fshati Babicë e Madhe pasi ka kërcënuar me thikë një bashkëfshatar të tij pas një konflikti mes tyre. I arrestuari është shtetasi Arjan Dervishi, 37 vjec.
Sipas Policisë “arrestimi i këtij personi u krye në fshatin Babicë e Madhe, pasi për motive të dobëta ka kanosur me mjet mprehës thikë, shtetasin me iniciale F.S, 50 vjeç, banues në të njëjtin fshat”.
Policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale, si dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.












