Këshilli Bashkiak i Durrësit, pas debatesh të shumta, rriti çmimin e ujit me 20 për qind. Vendimi është kaluar sot vetëm me 29 votat e shumicës, ndërsa 12 këshilltarët e djathtë kanë votuar kundër.
Përfaqësuesi i të djathtëve në këtë këshill, Armando Teliti tha se qeveria Rama po bën të kundërtën e asaj që premtoi.
“Qeveria premtoi ulje të çmimit të ujit dhe energjisë, Edi Rama tani po bën të kundërtën e asaj që premtoi”, u shpreh Teliti.











